Qëndrim Ismajli prezantohet te Struga

Rajoni | 2 muaj më parë

Qëndrim Ismajli është përforcimi më i ri i Strugës. Futbollisti 27-vjeçar i bashkohet skuadrës së Bledi Shkëmbit si një lojtar me shumë alternativa në fushë. Ismajli mund të aktivizohet në mbrojtje dhe në mesfushë, duke i dhënë trajnerit më shumë mundësi zgjedhjeje

“FC Struga Trim Lum me kënaqësi njofton angazhimin e futbollistit shqiptarë nga Kosova, Qëndrim Ismajli, i cili së fundmi ishte pjesë e Teutës.

Qëndrim Ismajli është përforcimi më i ri i Struga Trim Lum. Ai skuadrës tonë i bashkohet nga radhët e Teutës nga Superliga shqiptare, aty ku më parë kishte luajtur edhe me Tiranën dhe Flamurtarin.

27-vjeçari gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe me Gjilanin në Superligën e Kosovës, ndërsa do të jetë kjo hera e parë që do të luaj në futbollin e Maqedonisë së Veriut.

Ismajli luan në krahun e majtë të mbrojtjes, por gjithashtu mbulon mirë edhe pozitën e qendërmbrojtësit, mesfushorit qendror, mesfushorit të fundit, ndërsa në raste ka luajtur edhe si sulmues i krahut të majtë”, shkruhet në njoftimin e klubit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme