Reagon grupimi i Eurodemokratëve në PE: Rasti i Erion Veliajt është thellësisht shqetësues për demokracinë shqiptare
Grupi politik “Demokratët Evropianë” në Parlamentin Europian kanë reaguar lidhur me çështjen e Kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim prej më shumë se 550 ditësh. Në deklaratën e tyre, ata shprehen se rasti i Veliajt është “thellësisht shqetësues” për demokracinë shqiptare dhe se i bashkohen thirrjes ndaj autoriteteve shqiptare që të respektojnë shtetin e së drejtës, prezumimin e pafajësisë dhe parimin e proporcionalitetit.
“Së fundmi, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë rrëzoi një vendim të Gjykatës së Lartë dhe urdhëroi rishqyrtimin e masës së paraburgimit ndaj tij, duke vënë në pikëpyetje proporcionalitetin e saj në lidhje me mandatin e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës, i zgjedhur në mënyrë demokratike.
Ne i bashkohemi thirrjes ndaj autoriteteve shqiptare që të respektojnë shtetin e së drejtës, prezumimin e pafajësisë dhe parimin e proporcionalitetit. Ky rast vjen në një sfond thellësisht shqetësues për demokracinë shqiptare”, thuhet në reagim.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025, ndërsa akuzat zyrtare iu njoftuan vetëm në korrik 2025, pas 163 ditësh në paraburgim shprehet Grupi politik “Demokratët Evropianë”, duke theksuar se do të vazhdojmë ta mbajmë në vëmendje këtë çështje.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




