Dropull, specialistët kërkojnë krijimin e organizatave të përdorimit të ujit

Bujqësi | 2 muaj më parë

6 mijë hektarët e tokave bujqësore të fushës sê Dropullit, vaditen nga burimet ujore të  7 rezervuarëve  funksionalë, nga 19 që disponon gjithsej kjo njësi vendore. Madje, një pjesë  fermerëve kanë investuar ,duke hapur puse që i përdorin vaditjen me spërkatje në kulturat bujqësore që kanë mbjellë.

Ky fakt, ka zgjatur sivjet sezonin e vaditjes , i cili zgjati gati në mesin e muajit gusht. Ndërsa vitin e kaluar sezoni i vaditjes nëpërmjet rrjetit të kanaleve vaditëse përfundoi që javën e fundit të korrikut.

Specalistët e bujqësisë dhe fermerët  japin mendimin e tyre, për sa i përket disa të dhënave që duhen përmirësuar për sezonin e vaditjes të vitit të ardhshëm. Ata, propozojnë edhe krijimin e Organizatave të Përdorimit të Ujit.

“Duhet të organizohet në mënyrë shumë të shpejtë organizatat e përdorimit të ujit, të cilat do marrin konkretisht gjithë inventarin e kanaleve për të pastruar, korrigjuar ose riveshur të gjitha kanalet dhe për të hapur domethënë sezonin e ardhshëm duhet t’i çojnë fermerit ujin në kokë tek parcela për ata që ata të vaditin”, thotë Jani Qendro, specialist bujqësie

“Janë duke marrë masat nga shteti që të çohet liqeni Dropull më sipër ku veç burimeve natyrore që shfrytëzohen për ujë të pijshëm që është Seloja dhe Sotira të bëhet edhe kjo që është vepra më e madhe”, thotë, Anastas Kolo, fermer

Në këtë kuadër , muajin që vjen fillon rikonstruksioni i rezervuarit të Pepelit, ndërsa do të vijojë rikonstruksioni i kanaleve të tjera vaditëse, përveç 2 kilometrave në segmentin Pepel – Bodrishtë,  që u rikonstruktuan në muajin maj. Ndërsa, gjithë Fusha e Dropullit disponon rreth 280 kilometra me kanale vaditëse.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme