AAK kërkon konstituimin e Kuvendit, Tahiri: Shtatë votat tona për presidentin janë në tavolinë

Kosovë | 2 muaj më parë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkoi këtë të hënë përmes shefit të Grupit Parlamentar, Besnik Tahiri, që Lëvizja Vetëvendosje të thërras seancën konstituive të Kuvendit për t’i hapur rrugë zgjedhjes së presidentit.

“Votat e Aleancës janë në tavolinë për president. Thërrasim sa më shpejt të ndodhë kjo dhe kërkojmë që as neve mos të na adresojnë vetëm t’i marrin disa vendime të ligjshme, të cilat konfirmojnë që gazi amerikan hyn në Kosovë. Investime në ndodhin dhe ato gjashtë pika, që mos t’i përsëris. Te Gjykata Kushtetuese ne kemi pasur diskutim, i njëjti ka qenë edhe atë natë kur kemi kërkuar seancën. Në një natë përpara kemi thënë u shkel Kushtetuta dhe tash po iu referohemi rregullores 48-orëshe. Unë nuk mendoj se ka krizë kushtetuese, por mendoj se këtu ka krizë politike. Kriza politike iu ka imponuar Kosovës falë një qëllimi politik të LVV-së për t’i pasur tri pozitat në kontroll”, tha ai.

Tahiri, akuzoi LVV-në se qëllimisht po e zvarrit formimin e institucioneve në mënyrë që data e zgjedhjeve të reja të mbahet në fundvit.

“Ne nuk kemi një iniciativë që ndërlidhet me një seancë të jashtëzakonshme me dyzet nënshkrime. Tash për tash nuk e kemi dhe, duke mos e pasur në mënyrë hipotetike, nuk mund të jap përgjigje. Me pas ndonjë ide që e nxjerr vendin nga kjo krizë, automatikisht ne ia japim LDK-së apo PDK-së, ose ata neve nënshkrimet. Por nuk ka një kauzë. Situata është e qartë. Qëllimi është me u zgjat afati i konstituimit të Kuvendit në mënyrë që të krijohet kohë më shumë për Kurtin dhe ai të pozicionojë datën e zgjedhjeve kur po dëshiron. Me dashtë ai me i themeluar institucionet, kjo punë është bukur e lehtë. Numrat dihen, emrat konsensualë krejt jemi pajtuar. Kosova ka boll emra seriozë, ndërtohet platforma serioze. Por kjo mundet me hy në funksion vetëm kur dihet kush e kush janë në Kuvend”, tha ai.

Ndërkohë, për zgjedhjen e presidentit, kryeministri në detyrë Albin Kurti është shprehur se ka kërkuar bashkëpunim mes të gjitha partive politike. Pas një takimi gjatë javës së shkuar me përfaqësuesit LDK-së, Kurti tha se ishte i interesuar për një president konsensual, që të jetë shprehje e unitetit të popullit dhe jo vetëm e një partie politike

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme