Rama nis vizitën në SHBA, ndalesa e parë me diasporën shqiptarene në Miçigan

Kryeministri i vendit, Edi Rama, do të zhvillojë një vizitë disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Gjatë vizitës, Kryeministri do të shoqërohet nga bashkëshortja, Linda Rama, dhe delegacioni zyrtar shqiptar.
Krytemnistri Rama bëri të ditur se vizita nis sot pasdite në Miçigan (Michigan), ku do të zhvillojë një takim me komunitetin shqiptar.
“Këtë herë vizita e javës së Kombeve të Bashkuara në Amerikë, nis sot pasdite me shqiptarët dhe për shqiptarët në Michigan, ku kam nderin të jem i ftuar nga komuniteti e ku ftoj këdo që dëshiron të vijë të na bashkohet”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Në Nju-Jork, Rama do të marrë pjesë në hapjen e Debatit të Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku pritet t’u drejtohet të pranishmëve me një fjalë.
Agjenda e vizitës parashikon gjithashtu pjesëmarrjen në pritje zyrtare, aktivitete të nivelit të lartë dhe takime me përfaqësues të politikës, ekonomisë dhe organizatave ndërkombëtare.
Në kuadër të vizitës, Rama do të zhvillojë edhe takime me përfaqësues të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




