Prodhimet vendore mbizotërojnë tregjet, në Shkodër produktet e kantinave gjejnë treg edhe jashtë
Sipas përgjegjësit të Ekstensionit Bujqësor në Shkodër, prodhuesit vendas arrijnë të mbulojnë një pjesë të konsiderueshme të kërkesës së tregut, ndërsa në këtë periudhë vëmendja përqendrohet edhe tek vreshtaria. Zhvillimi i vreshtarisë po shoqërohet me rritjen e interesit për përpunimin dhe tregtimin e prodhimit vendas.
ALBAN SEKJA, Përgjegjës i Ekstensionit Bujqësor në Shkodër, u shpreh, “Shkodra në përgjithësi mbulon tregun lokal. Ato që kemi parë ne, domethënë që kemi vëzhguar ne, fermerët kanë qenë mjaft të kënaqur me prodhimet që kanë marrë gjatë kësaj periudhe edhe me shitjen në treg, sepse është për tregun lokal.”
“Përveçse zbaton kontratat që ka pasur me kantinat, ka edhe Trepicë, i cili shkon për depozitë të brendshme, por edhe për kantinat në zona të caktuara. Kjo mbetet në proces tani, sepse fermerët janë duke kërkuar edhe tregtarë jo vetëm rajonalë, por ka shkuar edhe më gjerë për prodhimet që u mbesin. Ndërkohë prodhimi i frutave e perimeve ka gjetur tamam treg; nuk kemi raste që, si i thonë, në masë të ketë tepruar prodhimi. Është ai prodhimi.”
Produktet e vjeshtës mbeten një nga burimet kryesore të të ardhurave për fermerët në këtë periudhë, ndërsa zgjerimi i tregut për prodhimet e vreshtarisë po krijon mundësi të reja për bujqësinë lokale. Synimi mbetet që prodhimi i Shkodrës të mos ndalet vetëm në tregun vendas, por të gjejë gjithnjë e më shumë hapësirë edhe në tregjet e rajonit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




