Arrin në 24 numri i marrëveshjeve me BE-në për tatimin e dyfishtë, administrata shqiptare rishikon edhe ato të nënshkruara vite më parë

Ekonomi | 1 orë më parë

Shqipëria po zgjeron dhe përditëson rrjetin e marrëveshjeve për shmangien e tatimit të dyfishtë. Në Komisionin për Ekonominë dhe Financat u shqyrtuan marrëveshja e re me Lituaninë dhe protokolli që ndryshon marrëveshjen ekzistuese me Gjermaninë, në përputhje me standardet e reja ndërkombëtare të OECD-së.

Mesazhi ynë është i qartë. Shqipëria do të vazhdojë të krijojë një mjedis fiskal që mbështet investimet, tregtinë dhe aktivitetin ekonomik real, por në asnjë rast marrëveshjet për shmangien e tatimit të dyfishtë nuk duhet të shndërrohen në instrumente për mospagim apo për shmangie artificiale të detyrimeve tatimore”, u shpreh zv.ministrit të Financave, Andi Memeti.

Shqipëria ka aktualisht 46 marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë, prej të cilave 23 me vende të Bashkimit Evropian. Sipas zv.ministrit të Financave, plotësimi i këtij rrjeti me vendet e BE-së është pjesë e procesit të përafrimit të kuadrit fiskal, ndërsa marrëveshja me Lituaninë bëhet e 24-ta me një vend të BE-së.

Në kuadër të procesit të anëtarësimit, objektivi ynë është i qartë. Shqipëria duhet të plotësojë rrjetin e marrëveshjeve të tatimit të dyfishme të 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian”, u shpreh ai.

Ndryshimet në marrëveshjen me Gjermaninë synojnë që tatimi të paguhet në vendin ku krijohet e ardhura, duke kufizuar përdorimin abuziv të strukturave artificiale për shmangie fiskale. Sipas qeverisë, marrëveshjet nuk sjellin rritje të barrës tatimore apo efekte financiare shtesë, por përditësojnë rregullat për të shmangur njëkohësisht tatimin e dyfishtë dhe evazionin fiskal.

Gazetare: Entela Kumnino

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme