“Më fal flokët”, Amorim takohet me tifozin e Manchester United

“Më fal për flokët”, Ruben Amorim i kërkon falje Frank Ilet, tifozit të Manchester United, i cili u bë i famshëm në rrjetet sociale për iniciativën e tij: të mos shkonte te berberi derisa ekipi i tij i preferuar të fitonte pesë ndeshje radhazi. Ai nuk ka shkuar te berberi për 720 ditë, dhe flokët e Ilet po bëhen gjithnjë e më mbresëlënës. Aq shumë saqë ai meritonte një falje nga portugezi, i cili nuk ishte në gjendje të fitonte ndeshjet e nevojshme, që do të mundësonin prerjen e flokëve.
Në përgjithësi, tifozëve të Djajve të Kuq u mungon Amorimi. Në ditët e fundit, hashtagu #bringbackamorim ka qenë në trend në X midis tifozëve të Manchester United, të cilët janë të zhgënjyer me performancën e trajnerit aktual Michael Carrick.
Largimi i Ruben Amorimit dhe stafit të tij të trajnerëve në janar 2025 i kushtoi United një total prej 9.5 milionë eurosh. Megjithatë, kjo shifër përfaqëson një kursim të konsiderueshëm për Djajtë e Kuq, duke pasur parasysh se kompensimi fillestar ishte vendosur në 19.4 milionë euro.
Ulja ishte për shkak të një klauzole në kontratën e Amorimit, e cila përcaktonte një ulje të shumës nëse trajneri nënshkruante për një klub të ri. Me punësimin e trajnerit portugez në qershor, Milani lehtësoi barrën financiare mbi klubin anglez.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




