Crespo “ngel në klasë” Gonzalo Ramos: Nuk është një “bomber”

“Jam trajneri i Atlasit në Meksikë, jo drejtues te Milani në Itali, por Gonçalo Ramos nuk ka qenë kurrë një goleador i pagabueshëm. Është lojtar i mirë – një qendërsulmues i shkëlqyer që herët a vonë do të shënojë gola – por duke marrë parasysh shumën e shpenzuar për ta afruar, tifozët prisnin një goleador të nivelit më të lartë.”
Kështu e vlerëson Hernán Crespo, ish-sulmuesi i Milanit, qendërsulmuesin e ri të kuqezinjve në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”: “Mjafton të shohësh statistikat e karrierës së tij dhe do t’i gjesh të gjitha përgjigjet që kërkon: në tre sezonet e fundit te PSG-ja, Ramos shënoi 53 gola në 131 paraqitje. Kjo do të thotë se mesatarja e tij nuk është pikërisht marramendëse; nuk arrin as në një gol çdo dy ndeshje.
Për më tepër, ndonëse dha gjithmonë një kontribut të vlefshëm, ai nuk ishte kurrë titullar i padiskutueshëm nën drejtimin e Luis Enriques, në një skuadër që ishte kampione evropiane për dy vite radhazi. Sigurisht, një lojtar i mirë, por nuk mund ta quash ‘lojtar të nivelit të lartë’.”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



