Spanja bëhet “e frikshme”, nuk humbet një ndeshje që nga viti 2024

Futboll Bota | 1 orë më parë

Spanja e vazhdon rrugëtimin aty ku e la: pas fitores në finalen e Kupës së Botës ndaj Argjentinës, “La Roja” mposhti edhe Anglinë në ndeshjen e saj të parë në Ligën e Kombeve.

Skuadra e De la Fuentes e ka zgjatur rekordin historik të kombëtares pa humbje në 39 ndeshje – dy më shumë sesa skuadra italiane gjatë mandatit të parë të Mancinit.

Spanja nuk humbet që nga 22 marsi i vitit 2024, kur u mposht 1-0 nga Kolumbia në një miqësore. Që nga ajo kohë, nën drejtimin e De la Fuentes kombëtarja spanjolle ka fituar Euro 2024 dhe Kupën e Botës 2026.

Rezultatet e Spanjës në 39 ndeshjet e fundit:


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme