Real Madrid, Mbappe rrezikon sfidën ndaj Romës në Champions

Futboll Bota | 1 orë më parë

Aventura në Ligën e Kombeve ka përfunduar tashmë për sulmuesin e Francës, Kylian Mbappe.

Pas ekzaminimeve mjekësore të kryera pas dëmtimit të pësuar gjatë ndeshjes së Francës kundër Turqisë, Real Madridi njoftoi se sulmuesi francez ka pësuar një “hiperekstension të gjurit të majtë”, gjë që do ta mbajë atë jashtë fushave për të paktën dhjetë ditë.

Me pak fjalë, ai nuk do të rikthehet në aksion para datës 10 tetor, kur skuadra do të përballet me Villarrealin në javën e 8-të të La Ligës.

E gjithë kjo mund të shoqërohet me komplikacione, të cilat mund të rrezikojnë edhe pjesëmarrjen e Mbappé në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Romës në “Olimpico”, më 14 tetor.

Megjithatë, ish-lojtari i PSG-së pritet të jetë plotësisht i disponueshëm për “El Clásico”-n e parë kundër Barcelonës, të planifikuar për më 25 tetor në orën 21:00 në “Camp Nou”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme