Sezoni i farërave, gruri dhe tërshëra në prag të mbjelljes

Bujqësi | 50 minuta më parë

Fundi i shtatorit shënon nisjen e përgatitjeve për sezonin e mbjelljes së farërave, Ilmi Syla thotë se gruri dhe tërshëra mbeten ndër kulturat kryesore.

“Tani është sezoni i furnizimeve me farë gruri, me tërshërë, me thekër, me gjëra të plota. Misri është në korrje”, u shpreh Syla.

Mbjellja e grurit nis zakonisht nga 15 tetori dhe vijon deri më 15 nëntor. Megjithatë, reshjet e dy ditëve të fundit kanë qenë të papërfillshme dhe nuk kanë sjellë përmirësim të ndjeshëm të lagështisë së tokës, duke krijuar pasiguri për nisjen në kohë të mbjelljeve.

“15 tetori deri më 15 nëntor. Po, domethënë, një muaj. Një muaj e gjysmë, bën vaki, se si të mbajë koha. Mirëpo, me këtë lagështi nuk fillohen as punimet”, tha ai.

Në krahasim me vitet e mëparshme, Syla tregon se kërkesa për farëra është ulur ndjeshëm. Në të kaluarën arrinte të shiste deri në 20 tonë farë, ndërsa sot sasitë janë më të vogla, kryesisht për shkak të reduktimit të sipërfaqeve të mbjella.

“Janë shitur rreth 20 tonë, 30 tonë. Për grurin, si vjet, shitet një ton, dy tonë. Nuk ka interes”, theksoi fermeri.

Nëse thatësira vijon, fermerët mund të detyrohen të shtyjnë afatet e zakonshme të mbjelljes, në pritje të reshjeve që do të mundësonin përgatitjen e duhur të tokës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme