Transportonte 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani drejt Italisë, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë

Aktualitet | 1 orë më parë

Një 35-vjeçar është arrestuar në Sarandë, pasi u kap duke transportuar me furgon 21 shtetas nga Iraku dhe Irani, të cilët dyshohet se kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri nga kufiri me Greqinë.

Në pranga ra shtetasi A. Z., banues në Itali, i cili u kap gjatë natës në afërsi të fshatit Shkallë, teksa transportonte emigrantët me një automjet furgon.

Sipas hetimeve paraprake, destinacioni final i 21 shtetasve të huaj dyshohet se ishte Italia, ndërsa për transportimin e tyre paguhej shuma prej 2 800 eurosh për person.

21 emigrantët u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Ndërkohë, furgoni u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme