Farioli sfidon Allegrin: Napoli është i fortë, por…

Porto e Francesco Farioli-t po përgatitet të presë Napolin në Stadio do Dragão për javën e katërt të Ligës së Kampionëve. Trajneri italian foli për ekipin e Massimiliano Allegrit dhe pritjet e tij për ndeshjen e nesërme në orën 21:00. Ai tha: “Në një ndeshje si kjo, është e vështirë të flasësh për favoritë. Napoli ka cilësi, edhe me disa mungesa, ata janë një ekip i fortë dhe konkurrues. Por edhe ne jemi. Ata kanë fituar dy kampionate në vitet e fundit dhe ne do t’i shfrytëzojmë sa më shumë mundësitë tona për të bërë një performancë të mirë. Duam të zbresim në fushë me shumë vendosmëri”.
“Ata janë një ekip që krijon shumë, por disa rezultate nuk kanë qenë në lartësinë e performancës së tyre. Na ndodhi edhe në Ligën e Kampionëve. Ky është futbolli. Ajo që ka rëndësi është performanca, dhe pastaj e dimë se rezultati është gjykatësi përfundimtar. Por kur bën vlerësime, ke nevojë për qartësi për të analizuar dhe kontekstualizuar gjithçka që ndodh”.
Ai diskutoi edhe interesin e pronarit të Napolit pas fitimit të titullit portugez sezonin e kaluar: “A është De Laurentis një tifoz i imi? A ka skaduar interesi i Napolit për mua? Epo… kush e di, do ta shohim”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




