Allegri: Napoli e ka fatin në dorë, ndeshje e vështirë kundër Portos

UEFA Champions League | 50 minuta më parë

“Kundër Portos është një ndeshje e vështirë, ata janë një ekip i shkëlqyer në shtëpi”. Ky ishte komenti i trajnerit të Napolit, Max Allegri, në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Portos. “Tani për tani, na mungojnë disa detaje të vogla për të marrë rezultatet që na duhen, kjo është arsyeja e kësaj performance të paqëndrueshme. Në Ligën e Kampionëve, fati ynë është në duart tona, me 10 pikë, kualifikohesh për playoff”.

“Në ligë,- shtoi ai, – jemi pak prapa dhe nuk mund ta kompensojmë këtë në një ndeshje. Duhet të përpiqemi të luajmë nesër, të përgatitemi për ndeshjen kundër Lazios dhe të përpiqemi të rikuperojmë sa më shumë lojtarë të jetë e mundur pas pushimit”.

“Duhet karakter dhe dëshirë për të sjellë rezultatin në shtëpi, –  vazhdoi Allegri. “Po paguajmë për disa gjëra, por duhet të përmirësohemi. Po pësojmë gola shumë lehtë. Nuk është çështje mungesash, edhe pse jemi me 13 lojtarë nesër (ai po i referohet gjendjes së De Bruyne dhe Hojlund), do të duhet të luftojmë kundër një skuadre që po bën shumë mirë. Pas stërvitjes, do të shoh se kush është në formë dhe gati për të dalë në fushë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme