Champions League është turneu i tij i preferuar, Asani sërish vendimtar për Esteghlalin

Futboll Bota | 3 orë më parë

Liga e Kampioneve të Azisë duket se është turneu i preferuar i sulmuesit të kombëtares shqiptare Jasir Asani.

31-vjeçari ka qenë sërish protagonist në këtë kompeticion me skuadrën e Esteghlalit, duke shënuar golin e fitores për skuadrën e tij në minutat shtesë në sfidën përballë Shamalit.

Me këtë fitore 1-0 Esteghlali ngjitet në vendin e dytë në grupin perëndimor me 9 pikë pas 4 ndeshjeve të luajtura në fazën e ligës.

Për Asanin ky ishte goli i tretë sezonal në Ligën e Kampioneve të Azisë në 4 ndeshje të luajtura.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme