Kos: Shqipëria ka mbyllur 4 kapituj të negociatave, arritje e rëndësishme. Duhet të vijojnë reformat për integrimin në BE
Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ka vlerësuar përparimin e Shqipërisë në procesin e negociatave për anëtarësim, duke theksuar se vendi ka hapur të gjithë kapitujt dhe ka mbyllur katër prej tyre.
Gjatë konferencës për shtyp ku u prezantua Strategjia e Zgjerimit të BE-së, Kos u shpreh se Shqipëria, së bashku me Moldavinë dhe Ukrainën, po shënon përparim të rëndësishëm në procesin e integrimit europian.
Ajo theksoi se Shqipëria duhet të vijojë zbatimin e reformave, veçanërisht në fushat që lidhen me shtetin e së drejtës, pavarësinë e gjyqësorit, lirinë e medias dhe mbrojtjen e të drejtave themelore.
“Për Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën, gjithë avancimi sa i përket futjes në BE është i rëndësishëm dhe të këtyre 4 vendeve që po avancojnë shumë shpejt. Në vijim do të donim që të kishte më shumë dialog me vende të ndryshme dhe të eksplorojmë më shumë mundësi sa i përket integrimit. Shqipëria hapi të gjithë kapitujt, ka mbyllur 4 prej tyre dhe kjo është arritje shumë e rëndësishme. Duhet të mbyllë disa reforma sa i përket reformave në vijim. Shteti i së drejtës, pavarësia e gjyqësorit, pavarësia e medias dhe mbrojtja e të drejtave thelbësore kanë rëndësi për Shqipërinë jo vetëm për t’u bërë pjesë e BE, pro edhe për jetën e përditshme të qytetarëve”, tha Kos.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




