Përplaset për vdekje nga dy makina 72-vjeçari në Levan, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja

Aktualitet | 2 orë më parë

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një 72-vjeçari është regjistruar në aksin rrugor Levan-Vlorë. Në pranga kanë rënë dy drejtuesit e automjeteve të përfshirë në aksident, të dy banues në Fier.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ku shtetasi A. B., 58 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka goditur me pasqyrën e tij këmbësorin B. Sh., 72 vjeç, banues në fshatin Levan.

Pas goditjes, i moshuari është rrëzuar në rrugë dhe më pas është përplasur nga një automjet tjetër, me drejtues shtetasin E. I., 29 vjeç. Ky i fundit dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 72-vjeçari ka humbur jetën.

Pas veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Fier kanë arrestuar dy drejtuesit e automjeteve, të cilët dyshohet se janë përfshirë në aksidentin fatal.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme