Ngjarje e rëndë në Durrës, 37-vjeçari me probleme të shëndetit mendor dhunon fizikisht prindërit e tij

Aktualitet | 6 minuta më parë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Rrushkull të Manëzit, ku një 37-vjeçar me probleme të shëndetit mendor ka sulmuar dhe dhunuar fizikisht prindërit e tij me sende të forta.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, ngjarja ka ndodhur përballë banesës së familjes, ku shtetasi E. K., 37 vjeç, ka goditur babain e tij, S. K., 72 vjeç, dhe nënën, F. K., 69 vjeçe.

Si pasojë e dhunës, të dy prindërit kanë pësuar dëmtime të rënda trupore dhe janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore.

Nëna e tij, F. K. ndodhet në Spitalin Rajonal të Durrësit në gjendje të stabilizuar, ndërsa i ati, S. K., i cili ka pësuar dëmtime të rënda në kokë, është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim mjekësor të specializuar për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Autoritetet policore kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke shoqëruar 37-vjeçarin E. K. në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme ligjore.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë ngjarje tragjike.

Njoftimi i plotë:

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme