Gështenjat si atraksion në vjeshtën e artë, zona e Raçit në Malësi të Madhe pikëtakim për vizitorë të shumtë

Sociale | 6 minuta më parë

Tradita e mbledhjes dhe pjekjes së gështenjave në Reç po përcillet tashmë edhe tek brezi i ri. Një prej tyre është Besnik Metaj, i cili për të dytin vit radhazi mirëpret vizitorë të shumtë, duke i ofruar mundësinë të shijojnë gështenjat e sapopjekura, në një atmosferë që ndërthur natyrën me traditën vendase.

“Prej dy vitesh e kemi filluar këtë traditë dhe kanë ardhur njerëz nga shumë zona. Ka ndikuar për mirë”, tha Besnik Metaj, kultivues i gështenjave.

Sipas tij, këtë vit prodhimi i gështenjave ka qenë i kënaqshëm, duke bërë të mundur që aktiviteti të vijojë dhe të tërheqë gjithnjë e më shumë vizitorë.

“Ky vit ka qenë më mirë. Sa i përket çmimit, është 800 lekë kilogrami për gështenjat e pjekura, ndërsa të papjekurat me 350-300, varet. Ka shumë blerës”, u shpreh Metaj.

Me peizazhin karakteristik, ajrin e pastër dhe gështenjat që janë simbol i kësaj stine, Reçi po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje si destinacion turistik. Një zonë që, veçanërisht gjatë vjeshtës, ofron jo vetëm produkte të natyrës, por edhe një përvojë të veçantë për familjet, vizitorët dhe grupet e nxënësve që zgjedhin ta vizitojnë.

Gazetar: M. Gjoni             

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme