Gjirokastër/ Qendra terapeutike mbështet 55 fëmijë me aftësi të kufizuara, Spahiu: Në vitin 2027 do të shtojmë shërbimet

Qendra Terapeutike për Zhvillimin e Fëmijëve në Gjirokastër ofron kujdes dhe mbështetje për 55 fëmijë me aftësi të kufizuara, duke u ofruar atyre shërbime të dedikuara për zhvillimin dhe përfshirjen sociale.
Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka ndarë një mesazh lidhur me rëndësinë e mbështetjes dhe përkujdesjes ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Përmes një postimi, Spahiu ka bërë të ditur se në vitin 2027 synohet të rritet mbështetja për këta fëmijë, nëpërmjet programeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministrisë së Arsimit.
“Çdo fëmijë meriton mbështetje. Qendra Terapeutike për Zhvillimin e Fëmijëve në Gjirokastër është një vatër e ngrohtë kujdesi dhe mbështetjeje për 55 fëmijë me aftësi të kufizuara, ku secili prej tyre merr vëmendjen dhe përkushtimin që meriton
Përmes programeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministrisë së Arsimit, në vitin 2027 do të shtojmë mbështetjen për fëmijët me aftësi të kufizuara, duke forcuar gjithëpërfshirjen dhe duke dedikuar më shumë burime për shërbimet dhe mundësitë që u nevojiten atyre dhe familjeve”, shkruan Ministrja.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




