Laçi, trajneri Osmani: Na mungon kreativiteti

Abissnet Superiore | 11 minuta më parë

“Çfarë po ndodh? Kemi probleme me skuadrat që kanë difensivën e mirë”. Kështu e ka nisur komentin e tij për “Supe Gol”, Qatip Osmani pas humbjes 0-1 përballë Partizanit në javën e 11-të të “Abssnet Superiore”.

“Na mungon kreativiteti, lojtarët duhet të lëvizin më shumë me topin. Ndodheshim me 6-7 lojtarë në vijë, ishte shumë lehtë na ruheshin. Mendoj se ky ishte problemi kryesor. Disa herë u munduam me goditje nga distanca, por shumë lojtarë na dilnin bllok”.

“Në pjesën e parë ishim më këmbëngulës me diagonalen. Duke marrë parasysh që Partizani ka tre mbrojtësa që loja e tyre është në ajër. U dhamë udhëzime të luanim me topat poshtë.  U munduam të ndryshojmë diçka. Shumë pak erdhëm në ato situata”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme