Teuta, trajneri Tetova: Nuk e meritonim humbjen

Abissnet Superiore | 28 minuta më parë

Humbja e tretë radhazi. Trajneri i Teutës, Edlir Tetova e vendos gishtin në plagë: ngërçi psikologjik para portës së kundërshtarit dhe mungesat e shumta.

Në prononcimin e dhënë për “Super Gol”, trajneri i bregdetarëve theksoi: Ishim aty panë portës, i kishim rastet për të shënuar, i kishim mundësitë tona. Si shkoi ndeshja, mendoj se nuk e meritonim humbjen. Tani duhet të rikuperojmë lojtarët”.

“Lodhje? Sigurisht, janë të njëjtët lojtarë, Mala e Toli nuk ishn në gjendjen e tyre më të mirë fizike. Votlain u dëmtua përsëri, por na ndjekin dëmtimet dhe kartonët ndeshje pas ndeshjeje. Të shohim çfarë mund të rikuperojmë tani që vjen pushimi. Pjesa psikologjike, para portës, sugjeron që është çështje psikologjike se të kesh hapësira tre metra para portës dhe të godasësh jashtë, patjetër që është psikologjike”.

“Detyra ime është t’i çoj lojtarët deri para portës. Rastet para portës ishin, por pa arritur të shënonim gol. Flasim për rastin e Uemiegos, që ishte tre metra jashtë portës. Nuk e di si mund ta godasë lojtari jashtë, por është ky ngërçi psikologjik”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme