FIFPRO, Kane mungon në formacionin e vitit

Futboll Bota | 4 minuta më parë

FIFPRO ka publikuar formacionin më të mirë të vitit 2026 dhe ajo që bie në sy është mungesa e Harry Kane, fituesit të “Topit të Artë”.

Futbollistët profesionistë kanë preferuar një sulm të përbërë nga Haland, Mesi, Mbape dhe Jamal duke lënë jashtë Kejn, i cili është kësisoj mungesa e madhe e kësaj liste.

Në mesfushë janë Bellingham, Vitinja e Rodri, ndërsa në mbrojtje është treshja Kubarsi-Mendesh-Hakimi para David Raja.

“Vendosur ekskluzivisht nga 19.806 futbollistë profesionistë meshkuj në mbarë botën. Nga lojtarët, për lojtarët”.

Ky është formacioni më i mirë i vitit sipas FIFPRO (Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Futbollistëve Profesionistë).


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme