“Futbollistët në Zot” shkakton polemika në Gjermani, tifozët kundër festimit të Nmecha

Futboll Bota | 20 minuta më parë

Një festë goli, përkatësia te një grup futbollistësh të bashkuar nga besimi në Zot dhe polemika nga tifozët. Është bërë çështje në Gjermani mënyra se si mesfushori Felix Nmecha i festoi dy golat ndaj Elvseberg.

Ata që kanë kontestuar gjestin e tij me vendosjen e kurorës – i ashtuquajturi ‘Rikthimi i Mbretit’ – janë tifozët e Borussia Dortmund, ku luan Nmecha. Lojtari gjerman bën pjesë te grupi ‘Futbollistët në Zot’, i themeluar nga ish-futbollisti i Crystal Palace, John Bostock. Dhe sipas një investigimi të fundit nga ‘tv ARD’, ky grup ka qëndrime homofobike dhe diskriminuese.

“Pozicione në kundërshtim me vlerat e tolerancës dhe respektit të diversitetit”, – thotë shoqata e tifozëve të Dortmund. “Duam të tregojmë dashuri dhe respekt ndaj të gjithëve”, – ishte qëndrimi i ‘Ballers in God’.

Nuk ka mundur t’i shuajë polemikat as saktësimi i Nmecha, që ka folur për “keqkuptim”: “Nuk ishte qëllimi të promovoja intolerancën, diskriminimin, apo dhe urrejtjen në asnjë formë”.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme