Projektbuxheti 2027, Komisioni për Kulturën shqyrton fondet për Institutin e Studimeve të Krimeve të Komunizmit

Politikë | 17 minuta më parë

Në drejtimin e Kryetares, Ina Zhupa, u mblodh Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën për të shqyrtuar alokimet buxhetore për vitin e ardhshëm.

Pika e parë e rendit të ditës ishte shqyrtimi i Projektligjit “Për buxhetin e vitit 2027” për fushat e përgjegjësisë së Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit (ISKK). Të ftuar në këtë mbledhje të komisionit ishin Drejtori Ekzekutiv i ISKK-së, Çelo Hoxha, dhe Drejtorja e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, Admira Imeraj.

Gjithashtu, e pranishme në mbledhjen e komisionit për të ndjekur nga afër procesin buxhetor ishte edhe Ina Dhaskali, Përgjegjëse e Sektorit të Programimit Buxhetor në Ministrinë e Financave.

“Gjatë fjalës së tij përpara anëtarëve të komisionit, z. Çelo Hoxha prezantoi projektet e ISKK-së ndërsa kërkoi mbështetjen e deputetëve për zhvillimin e mëtejshëm të veprimtarisë së institutit,” njoftohet mbi ecurinë e punimeve të seancës.

Pas paraqitjes së kërkesave financiare nga drejtuesit e institucionit, “mbledhja e komisionit vijoi më tej me pyetje dhe diskutime të ndryshme në lidhje me kërkesat dhe veprimtarinë e ISKK-së.”

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme