Kimi Antonelli mban premtimin, ja si shfaqet piloti italian në festën e Mercedesit

Është koha për të festuar te Mercedes. Pas suksesit në sigurimin e titullit për pilotë – me Antonellin – dhe atij për konstruktorë në Kampionatin Botëror të Formula 1, skuadra u mblodh në selinë e saj në Brackley, Angli, për të kremtuar arritjet e javëve të fundit.
Kimi mbërriti me flokë të lyer në ngjyrat e flamurit italian, duke mbajtur kështu një premtim që kishte dhënë pas kthimit të tij në Itali.
Toto Wolff, duke mos u besuar syve, e ngacmoi duke e pyetur nëse ishte paguar për ta bërë një gjë të tillë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



