Pemëtoret me mollë, specialistët rekomandojnë plehërimin në këtë periudhë
Pas përfundimit të vjeljes së mollëve, fermerët këshillohen të kryejnë plehërimin e pemëtoreve, me qëllim zëvendësimin e elementeve ushqyese të humbura gjatë prodhimit. Sipas specialistit Nevjon Telha, plehërimi është i rëndësishëm për të siguruar zhvillimin e shëndetshëm të pemëve dhe prodhimtarinë në sezonin e ardhshëm.
”Është bërë një praktikë e përvitshme dhe këshillat tona kanë qenë orientuese në këtë drejtim për sa i përket plehërimit në vjeshtë i cili konsiston në zëvendësimin e elementëve ushqyes në pemëtoret me mollë, pasi një pjesë e elementëve ushqyes janë larguar. Me largimin e prodhimit nga parcela në magazinë. Sasinë totale të plehrave kimike të planifikuara për t’u hedhur gjatë vitit bujqësor në pemëtoret me mollë, një sasi e tyre, pra në masën rreth 30 40% duhet të hidhen në këtë periudhë.”, këshillon Nevjon Telha, specialist i sektorit të pemtarisë, QTTB
Telha rekomandon që plehërimi të shoqërohet edhe me punime sipërfaqësore të tokës, për të ndihmuar në përfshirjen e elementeve ushqyese dhe përmirësimin e kushteve të zhvillimit të rrënjëve.
“Të shoqërojnë me punime sipërfaqësore në pemëtore. Duhet të përdoren plera kryesisht me përmbajtje potasike ë kalium, kalcium si nitrokan, nitraborhra kompleks 2017, 1218 ka plehra me formulime të ndryshme. Një pjesë e fermerëve këtë praktikë nuk e zbaton, por i këshillojmë që ata ta përdorin këtë plehërim në mënyrë që të stabilizojnë prodhimin nga viti në vit dhe të mos humbasin alternancën e prodhimit. Pra të kemi një prodhim të stabilizuar.”, thekson specialisti.
Zbatimi i këtyre rekomandimeve është i rëndësishëm për ruajtjen e potencialit prodhues të pemëtoreve dhe përgatitjen e tyre për ciklin e ardhshëm vegjetativ. Qarku i Korçës prodhon rreth 120.000 ton mollë në vit, sasi e cila shitet kryesisht në tregun vendas e më pak në vendet e rajonit.
Gazetare: Geralda Manushi/ Operator: Ilir Qirici/ Montazhi: Mirjon Biba
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




