Moti/ Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

Aktualitet | 32 minuta më parë

Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas SHMU-së, moti parashikohet me alternime kthjellimesh në pjesën e parë të ditës (orët e para të ditës deri në mesditës) dhe pas orëve të mesditës mot me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohet të bëhen prezente që prej orëve të para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit.

Në zonën e veriut dhe ekstremit veriperëndimorë e pjesërisht në qendër pas orëve të mesditës reshjet pritet të jenë meintensitet deri mesatar hera – herës shtrëngata afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Reshje shiu të rrëmbyeshme për një periudhë të shkurtër kohore.

Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore të vendit. Valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme