Programi social i strehimit, Bashkia Korçë hap aplikimet për subvencionimin e qirasë për vitin 2027
Bashkia Korçë ka bërë të ditur nisjen e aplikimeve për Programin Social të Strehimit, në kuadër të skemës së subvencionimit të qirasë për vitin 2027. Specialisti i strehimit social Kristaq Mitace bën me dije se individët dhe familjet që plotësojnë kriteret dhe kanë nevojë për mbështetje financiare për përballimin e kostos së banesës me qira, mund të aplikojnë deri më 30 nëntor 2026.
“Dokumentacioni i cili plotëson të katër kushtet që ka ligji për programin i cili është kushti i strehimit, kushti familjar, kushtet sociale dhe kushti ekonomik. Aplikimet bëhen në sistemin e strehimit nëpërmjet portalit e-Albania nga kryefamiljari. Duke qenë se ky program mbështet shtresat në nevojë, të cilët mund të mos kenë një akses në rrjetet e komunikimit elektronik, pranë bashkisë Korçë ekziston sport me një ndalesë”, deklaroi Kristaq Mitace, Specialist i Strehimit Social, bashkia Korçë
Specialisti shpjegon se nga ky program, kanë përfituar familje që jetojnë në qytet dhe zonat rurale.
“Për vitin 2026 mbështetëm 29 familje. Këtë vit përveç mbështetjes të po këtyre 29 familjeve sepse kontratat e qiras i kanë në vazhdim, pra i kanë në afat akoma dhe për vitin 2027, kemi marrë dhe aplikime të reja të cilat janë në rreth 11”, shtoi specialisti.
Gjithashtu, Mitace bën me dije se dokumentet e kërkuara duhet të jenë lëshuar brenda tre muajve të fundit nga momenti i aplikimit ose i rifreskimit të dokumentacionit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



