Nations League/ Të premten hidhet shorti i çerekfinaleve, si ndahen 8 skuadrat e kualifikuara

Me fitoren befasuese të Norvegjisë ndaj Danimarkës (2-3), falë atij goli të Haaland në kohën shtesë, është kompletuar kuadri i skuadrave të kualifikuara në çerekfinale të Nations League. Portugalia është kualifikuar si vendi i parë në grupin e saj.
Ndeshjet e para çerekfinale janë programuar të luhen mes 25 dhe 27 marsit 2027, kurse ato të kthimit mes 28 dhe 30 marsit. Katër skuadrat fituese do të shkojnë në fazën finale, që zhvillohet mes 9 dhe 13 qershorit 2027.
Në vazon e parë të shortit që do të hidhet të premten në Nyon bëjnë pjesë 4 skuadrat që kanë fituar grupin e dytë. Ato do të ndeshen me skuadrat e vazos së dytë.
Vazo e parë: Franca, Gjermania, Anglia dhe Portugalia
Vazo e dytë: Belgjika, Spanja, Holanda dhe Norvegjia
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




