Akuzat për rindërtimin në Tiranë, Rama: Bashkia prej dy vitesh “pa kokë”, fondet nuk janë vënë në lëvizje

Kryeministri Edi Rama ka folur për procesin e rindërtimit në Bashkinë e Tiranës, gjatë fjalës së tij në Kuvend për prezantimin e ligjit të ri të strehimit, duke iu përgjigjur edhe akuzat e opozitës.
Rama u shpreh se, ndonëse procesin e rindërtimit në Shqipëri e konsideron të suksesshëm, në Tiranë ka problematika që lidhen me mungesën e drejtimit të bashkisë dhe mosvënien në lëvizje të fondeve të parashikuara për strehimin dhe rindërtimin.
“Dëgjova akuzat për vjedhje dhe vonesa në procesin e rindërtimit, por nëse ka një proces rindërtimi të suksesshëm, për të cilin duhet të jemi krenarë, duke marrë parasysh se çfarë ka ndodhur me rindërtimin në vende shumë më të zhvilluara se ne, është pikërisht procesi i rindërtimit në Shqipëri. Ne kemi një problem me rindërtimin në Bashkinë e Tiranës, sepse prej dy vitesh është pa kokë. Kemi një problem sepse një shumë e madhe në dispozicion për strehimin dhe rindërtimin nuk është vënë në lëvizje”, tha Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




