Disiplina gjobit Vllazninë, Skënderbeun dhe Flamurtarin! Dënohet edhe drejtori Alfred Ferko

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së ka bërë publike vendimet në lidhje me atë çfarë ka ndodhur në ndeshjet e fundit të të gjitha kategorive në futbollin shqiptar. Janë gjobitur dy klube të Superiores, Vllaznia dhe Skënderbeu, për shkak të sjelljes së gabuar të tifozvëe.
Gjobë ka marrë edhe Flamurtari, që nuk ka respektuar përgjegjësitë e rregullores së aktivitetit. Nga klubi vlonjat është dënuar edhe drejtori sportiv, Alfred Ferko.
Disa nga vendimet kryesore të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës
KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
KF Skenderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
Flamurtari FC, për mosrespektimin e përgjegjësive dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa në fillimin e lojës, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
Zyrtari i Flamurtari FC, Alfred Ferko, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
KF Lushnja Vajza, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë Superiore Vajza, kundër KF Teuta Vajza, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe dhe lënien në fuqi të rezultatit të fushës. Sipas nenit 76/1/d të KDE, gjoba të aplikohet në masën 5%.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




