Sot grevë e përgjithshme në Itali, preken shkollat, spitalet dhe transporti publik

Botë | 7 minuta më parë

Italia përballet këtë të premte me një grevë të përgjithshme 24-orëshe, e cila pritet të shkaktojë probleme në shkolla, spitale, administratën publike dhe transportin urban.

Protesta është organizuar nga sindikata CGIL, në shenjë kundërshtimi ndaj rritjes së kostos së jetesës dhe politikave të qeverisë. Sindikatat kërkojnë rritje të pagave dhe pensioneve, më shumë investime në shëndetësi e arsim, si dhe masa kundër pasigurisë në punësim.

Në grevë pritet të përfshihen edhe punonjësit e autobusëve, tramvajeve dhe metrosë, duke respektuar oraret e shërbimeve të garantuara në qytete të ndryshme. Shkollat mund të kenë ndryshime në orare ose pezullim të mësimit, në varësi të pjesëmarrjes së personelit.

Transporti ajror dhe greva e përgjithshme nuk prekin trenat, por një tjetër protestë sindikale do të prekë transportin hekurudhor nga ora 21:00 e së premtes deri në orën 20:00 të së shtunës, më 21 nëntor.

Në të njëjtën ditë është parashikuar edhe mobilizimi ndërkombëtar i studentëve, me protesta në disa qytete italiane, raporton Ansa.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme