Abissnet Superiore në RTSH/ Karoglan: Vllaznia agresive, Partizani ka nevojë për tifozët

Abissnet Superiore | 2 minuta më parë

Para sfidës me Vllazninë, e vlefshme për javën e 12-të të Abissnet Superiore, që transmetohet në RTSH, trajneri Mislav Karoglan theksoi në konferencë shtypi se Partizani duhet të vazhdojë me fitoret për t’u larguar nga pozicioni ku ndodhet në renditje.

Trajneri i të kuqve vlerësoi shkodranët si një skuadër agresive, ndërkohë që u bën thirrje tifozëve ta mbështesin Partizanin në “Air Albania”.

Sa ju ka shërbyer pauza e kampionatit dhe gjendja e lojtarëve?

Jemi përpjekur t’u japim minuta në stërvitje Prekës, Aliut dhe Mijas. Po ashtu, edhe Skuka është drejt përmirësimit. Buxhelaj nuk ka mundur të stërvitet, Dumbia është i pezulluar, ndërsa Spahiu ka pasur disa shqetësime të lehta. Por shumë pozitive për ne është që lojtarët me probleme, edhe pse jo në 100% e tyre, janë bashkuar në stërvitje disa në fushë dhe disa në pankinë. Tashmë do të shohim kush do të jetë gati për të luajtur një pjesë loje.

Sa kanë ndikuar në aspeketin psikologjik të skuadrës dy fitoret fundit?

Kanë qenë dy fitore shumë të rëndësishme, por në të njëjtën kohë ne vazhdojmë të gjendemi në të njëjtat pozita në vendin e fundit. Mendoj se gjëja më e rëndësishme është të largohemi sa më shpejt nga ky pozicion dhe gjithmonë ndeshja e radhës mbetet më e rëndësishmja.

Përballja ndaj Vllaznisë?

Vllaznia është një skuadër shumë e mirë, mjaft agresive. Ata vijnë pasi kanë fituar ndaj Dinamos, Tiranës, Elbasanit. E kam thënë që në këtë kampionat nuk ndeshje të lehta. E kemi analizuar mjaft mire, kanë ndryshuar me ardhjen e trajnerit të ri, por mendoj se jemi gati. Kemi punuar mjaft mirë përgjatë këtyre 10 ditëve dhe tashmë të shohim përpara se ku jemi.

Partizani rikthehet të luajë në stadiumin “Air Albania”. Keni një mesazh për tifozët?

Kam dëgjuar vërtet shumë gjëra të mira për tifozerinë e Partizanit, historikisht janë një tifozeri e mrekullueshme. Në këto momente ne kemi shumë nevojë për ata, nuk flas për veten time, por për Partizanin për atë çfarë ky klub përfaqëson. Gjithmonë e them se pas dhimbjes e vuajtjeve vjen diçka e mirë dhe mendoj se tashmë na duhet mbështetja e tyre.

Ngjeshja e ndeshjeve dhe objektivat deri në fund të vitit?

Mendoj vetëm ndeshjen e radhës dhe po përpiqem të fitoj ndeshjen e radhës. Ajo që është më e mira duhet të jemi mjaft realistë. Të rikthejmë mentalitenin dhe energjinë pozitive skuadrës ky është objektivi i parë. Objektivi i dytë është të përmirësohemi në lojë sepse në këtë moment nuk jam i kënaqur.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme