Transportonin fara kanabisi e lëndë narkotike, kapen në Portin e Durrësit dy të rinj

Aktualitet | 16 minuta më parë

Dy të rinj janë arrestuar në flagrancë në Portin e Durrësit, pasi u kapën duke transportuar fara të dyshuara kanabisi dhe lëndë narkotike.

Të arrestuarit janë D. Z., 27 vjeç dhe E. K., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ata udhëtonin me një furgon, i cili u kontrollua gjatë operacionit policor të koduar “Yellow Line”.

Gjatë kontrollit, Policia Kufitare, në bashkëpunim me sektorin e narkotikëve dhe autoritetet doganore, gjeti një sasi të konsiderueshme farash të dyshuara kanabisi, një sasi lënde narkotike të të njëjtit lloj dhe një shumë parash.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe furgoni dhe dy telefona celularë. Dy të rinjtë akuzohen për trafikim të narkotikëve, kryer në bashkëpunim.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme