Kërcënoi me thikë taksistin dhe i grabiti celularin e paratë, arrestohet 34-vjeçari në Durrës

Aktualitet | 20 minuta më parë

Një 34-vjeçar është kapur në Durrës, pasi dyshohet se kërcënoi me mjet prerës një taksist dhe i grabiti celularin, një shumë parash dhe çelësin e automjetit.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 14, ku 34-vjeçari, me inicialet Xh. S., dyshohet se i ka marrë sendet personale taksistit A. Q., 30 vjeç, pasi e ka kërcënuar me një mjet prerës.

Policia bëri të mundur kapjen e tij në kohë rekord, në kuadër të operacionit të koduar “Reagimi”, të finalizuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme