Kreu i Dhomës së Avokatisë, Arben Lena akuzohet për korrupsion me vlerë 5 mijë euro

Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet dhe çoi në Gjykatën e Posaçme dosjen për kreun e Dhomës së Avokatisë së Korçës, Arben Lena dhe bashkëpunëtorëve të tij, të cilët u arrestuan në fund të muajit janar të këtij viti.
Sipas SPAK avokati Arben Lena ka kryer veprën penale të korrupsionit.
Sipas hetimeve të SPAK, Arben Lena, dyshohet të jetë pjesë e një grupi që do të ndikonin në gjykatën e apelit Korçë kundrejt marrjes ryshfet të shumës prej 5 mijë euro.
Bëhet fjalë për një episod të ndodhur në dhjetor të vitit 2023 për të cilën grupi në fjalë dyshohet se do të ndërhynte në Gjykatën e Apelit Korçë për zbutjen e masës së sigurisë së Bledar Kozicit i ndaluar për trafikim të emigrantëve të paligjshëm.
Prokuroria e Posaçme rreth një vit më parë, ka kryer hetime për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Moskallëzimi i Krimit”.
Gazetare: F. Tota
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



