Ish komando në ishullin e Sazanit: Mora anijen luftarake që gruaja të lindte në spitalin në Vlorë

Aktualitet | 3 vite më parë

Ishulli i Sazanit ka qenë një vend misterioz deri vitet e fundit, ku ai u hap për vizitorët. Aty që prej kohës së komunizmit ishte ngritur baza ushtarake ku jetonte një komunitet o vogël, shkollohej dhe argëtohej në atë ishull.

Sadik Shyti, Ish komando në ishullin e Sazanit, ka shërbyer në këtë ishull ku dhe tregon jetën që ka bërë atje.

Në “Jetë Shqiptare” në RTSH, Shyti tregon edhe momentin e lindjes së djalit të tij, ku në ishullin e  Sazanit mungonte materniteti.

“Unë u martova dhe vajta në ishull. Në Sazan më lindën dhe dy djemtë e mi. Pikë shëndetësore kishte por nuk kishte maternitet dhe kushtet për të lindur. Falë një mamie që ishin atje, në orën 12 të natës duke pasur gatishmërinë e anijeve në ishull shkuam në spitalin e Vlorës dhe në orën 2 të natës lindi djali”, tha ai.

Gjithashtu ish komando flet edhe për furnizimin me ujë dhe energji në ishullin e Saznit gjatë kohës që ka shërbyer aty.

“Kam shërbyer në ishullin e Sazanit në një periudhë të gjatë kohe. Në ishullin e Sazanit jetohej siç jetohej në pikat më ekstreme të Shqipërisë. Atje kishte aktivitet, kishte shkollë, kishte kinema. Uji gjatë gjithë kohës ka ardhur me bote, nuk mbetej ishulli pa ujë. Energjia deri 1981 prodhohej nga disa motorë të fuqishëm, ndërsa pas këtij viti u shtrua një kabull nëntokësor nga Triporti i Vlorës duke u zgjidhur ky problem”, tha Shyti.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme