Përshihet nga zjarri biznesi në bay-passin e Lushnjës, merr flakë edhe gomisteria

Aktualitet | 3 vite më parë

Një zjarr masiv ka përfshirë pasditen e sotme një biznes në bay-passin e Lushnjës. Sipas raportimeve nga korrespondentët e RTSH-së, biznesi që ndodhet buzë autostradës ka disa njësi tregtimi ndër të cilat edhe një gomisteri.

Nga të dhënat e para mësohet se zjarri ka qenë aksidental duke përfshirë një mjet dhe duke e djegur një numër të konsiderueshëm panelesh diellore.

Zjarrfikësit e Lushnjës në ndihmë të të cilëve erdhën dhe zjarrfikësit e Divjakës vunë nën kontroll zjarrin por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Ndërhyrja e zjarrfikësve ka izoluar zjarrin duke mos e lejuar të djegë pjesën e brendshme të bizneseve.

“Rreth orës 16:15, në aksin rrugor Plug-Savër, Lushnjë, ka rënë zjarr në një kanal ku janë djegur disa barishte.

Si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur disa panele dhe nje automjet tip furgon i vjetër jofunksional, në një karburant në afërsi të kanalit, i cili prej kohësh ka qenë i mbyllur dhe jashtë funksionit.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë dhe zjarrfikëses është bërë e mundur fikja e zjarrit.   Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit dhe zbulimin e kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme