‘Beleri’- Kryetarja Gjykatës Kushtetuese: Asnjëra prej palëve në gjykim nuk ka paraqitur kërkesë për përshpejtimin e procesit

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj në konferencën për shtyp të organizuar të hënën, iu përgjigj interesit të mediave lidhur me çështjen e Dhionisios Alfred Belerit.
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese informoi se çështja ka kaluar për shqyrtim në seancë plenare dhe se asnjëra nga palët e përfshira në këtë proces nuk ka paraqitur kërkesë për përshpejtimin e gjykimit.
“Duke marrë shkas nga mënyra si është përcjellë ky informacion në disa medie, sqarojmë edhe një herë se në këtë çështje asnjëra prej palëve në gjykimin kushtetues nuk ka paraqitur në Gjykatë kërkesë për përshpejtimin e këtij gjykimi”, tha ajo.
Zaçaj sqaroi se, në lidhje me peticionin e disa banorëve të bashkisë së Himarës, këta të fundit nuk kanë cilësinë e palës në këtë gjykim, në kuptim të nenit 39 të ligjit organik të Gjykatës, për rrjedhojë ky peticion nuk konsiderohet si kërkesë për përshpejtim për qëllime të gjykimit kushtetues.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



