Zhdukja e Martinajt, Softa: Hetimi po vijon në dy pista

Aktualitet | 3 vite më parë

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka deklaruar se hetimi për zhdukjen e të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinaj vijon në dy pista. Në një lidhje Skype në emisionin “Jetë Shqiptare”, Softa u shpreh se Martinaj për herë të fundit është parë në një hotel në Durrës në gusht të vitit 2022.

“Hetimi vazhdon në dy pista, në pistën e mundësisë që personi është vrarë dhe përsa kohë nuk ka një kufomë, personi mund të jetë gjallë. Momenti i fundit që është parë në një hotel në Durrës në gusht 2022, shoqërohej nga Jeton Lami, nga të cilët mesa duket prokuroria dhe hetimi nuk arritën ta thyejnë që të kishin informacione të vlefshme për vendndodhjen e tij. Momenti i zbulimit të makinës së tij në veri, Benz i blinduar, këtu pastaj kanë ndaluar informaiconet e mundshme duke e anatemuar figurën e tij Ka pasur persona të interesuar për ta eliminuar, që në 2019-ën dhe persona të tjerë që mund të jenë të lidhur dhe kanë bashkëpunuar me të, që kanë dashur që ky person të mos ishte më, sepse ai dinte shumë gjëra për ta.

Unë mendoj që ka dy pista. Fakti që policia kryen disa herë operacione kërkimi dhe që po kërkohet në det me polumbarë. Të gjitha grupet kriminale, personat e interesuar për eliminimin e tij, filozofia e krimit të tyre ka qenë largimi nga vendi i ngjarjes dhe djegia e makinës, pra zhdukja e gjurmëve.

Nëse është zhdukje, rasti më minimal është djegia e kufomës apo murosja e saj për zhdukjen e gjurmëve. Nëse personi është gjallë, ka pasur aq shumë mundësi dhe pasuri, sa fshehja e tij mund të ishte e mundur”, tha Softa.

Martinaj u shpall nga SPAK në kërkim ndërkombëtar, por ka kaluar më shumë se 1 vit dhe ende nuk dihen fati i tij. Emri i Martinajt ka dalë edhe në dosjen e bujshme kundër Emiljano Shullazit, ndërsa ka qenë i përfshirë në përplasjen me armë në ngjarjen në ish-bllok në 2018, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme