Kallëzimi i Belerit për pronat e Himarës, kryebashkiaku në detyrë Jorgo Goro paraqitet në SPAK

Kryetari në detyrë i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro u paraqit për herë të katërt në Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion. Ndonëse SPAK nuk foli zyrtarisht për arsye e pranisë së Goros në mjediset e tij, burimet bëjnë me dije, se Goro u mor në pyetje për kallëzimin e bërë nga kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë, Fredi Beleri për tjetërsim pronash në Himarë.
Fredi Beleri e akuzon kryetarin në detyrë Jorgo Goro se ka trajtësuar një pronë në favor të të tretëve, pronë e cila, sipas Belerit pasi është blerë, është marrë statusi i investitorit strategjik nga biznesmeni Artan Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka.
Në kallëzim shkruhet se, bëhet fjalë për një sipërfaqe toke prej 5512 metra katrorë, të përfituar në mënyrë të parregullt nga Foto Pavllo Mëhilli.
Gazetare: Flutura Tota
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



