Ekskluzive – Vetëvrasja e nënkomisar Pjeçit, vëllai: Pati presion, do i shkojmë deri në fund

Aktualitet | 3 vite më parë

Vëllai i nënkomisarit të ndjerë Arben Pjeçit, në një rrëfim ekskluziv për emisionin “Jetë Shqiptare”, ka deklaruar se vëllai i tij nuk ka pasur asnjë shqetësim për vendimin e gjykatës që e akuzonte për kundravajtjen penale “Plagosje e lehtë”.

Vëllai i Pjeçit bëri me dije se vëllai i tij ka patur presione, ndërsa garantoi se do i shkojë deri në fund zbardhjes së të vërtetës për shkaqet dhe arsyet që e çuar Arbenin në vetëvrasje.

 “Asnjëherë asnjë gjë, unë kam folur të shtunën me të. Do t’i shkojmë deri në fund derisa të gjejmë të vërtetën. Me avokatë, me prokurorë të gjitha do i ndjekim.

Ka patur presione. Si nuk ja hoqën pistoletën e lanë në zyrë? Edhe unë kam qenë në polici. Edhe mua më kanë thënë ke qenë në gjumë. Edhe ja kam hedhur kapelen surratit dhe kam dorëzuar pistoletën”, tha ai.

Më 25 janar, u vetëvra nën/komisari i policisë së Durrësit, Arben Pjeçi. Ky i fundit i dha  fund jetës me armën e shërbimit në ambientet e policisë së qytetit të madh bregdetar.

Ai ishte pezulluar nga detyra për faktin se ishte dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për kundravajtjen penale “Plagosje e lehtë”.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme