Mesazhet mashtruese në pajisjet Apple- Policia apel qytetarëve: Kujdes, përdorin emrat e institucioneve

Policia e Shtetit ka paralajmëruar sërish qytetarët lidhur me sulmet e mundshme kibernetike drejtuar përdoruesve të aparateve celularë Apple, se disa persona po tentojnë të marrin të dhënat e tyre përmes mesazheve duke i joshur me pagesa.
Në reagimin e saj policia bënë me dije se , autorët që dërgojnë këto mesazhe, për të fituar besueshmëri, përdorin emërtimet e institucioneve të ndryshme shqiptare, siç është rasti i fundit i konstatuar, nga një adresë joreale e Postës Shqiptare.
“Në vijim të njoftimit të ditës së djeshme, të strukturave të Hetimit të Krimeve Kibernerike, i cili bënte fjalë për mesazhe (iMessage), që iu dërgohen nga adresa të ndryshme iCloud, përdoruesve të Apple, ju informojmë se në asnjë rast mos klikoni dhe mos plotësoni formularë, pa u siguruar që faqja nga e cila jeni kontaktuar, është faqja zyrtare e institucionit“.
“Nëse ju ka ardhur një mesazh i tillë dhe ju keni shpërndarë të dhënat tuaja personale apo nëse jeni mashtruar nga një aktivitet i tillë, ju ftojmë të paraqiteni pranë zyrave tona”, njofton Policia e Shteti.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



