556-vjetori i vdekjes së Skënderbeut- Kryegjyshi botëror: Bektashizmi ka vendosur atdheun mbi fenë

Me rastin e përvjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti, në Akademinë e Shkencave në bashkëpunim me Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve u organizua një kumtese për të rritur ndërgjegjësimin e të gjithëve për sakrificat që ka bërë Skendërbeu për atdheun e tij duke shtuar thirrjen për të rinjtë që të mos largohen nga vendi.
“Përkujtojmë Heroin tonë i cili i tregoi botës se një komb i vogël që lufton për liri, paqe e drejtësi mund të fitojë edhe kundër një perandorie të madhe. Ai na ka frymëzuar për të punuar për kombin. Ju kujtojmë të gjithë shqiptarëve që të mos largohen nga vendi i bukur që ai e mbrojti me gjak”, u shpreh Kryegjyshi Botëror.
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, theksoi se kjo ditë përkujton edhe 103- vjetorin e Kongresit të parë Bekteshi në Teqenë e Priskes në Skrapar.
Në këtë aktivitet u promovua kolana: Të veprave të Baba Ali Tomorrit, përgatitur nga Mehmet Gëzhilli.
Gazetare: Amela Koçerri
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




