Durrës-Tre automjete përplasen pranë rrethrrotullimit të Kënetës, një drejtues në gjendje të dehur

Tre automjete janë përplasur pranë rrethrrotullimit të Kënetës, këtë të enjte (11 janar) në afërsi të Mbikalimit të Serave në Durrës.
Sipas burimeve njëri prej drejtuesve që ka qenë me shpejtësi të madhe ka përplasur dy automjete të tjera dhe ka përfunduar brenda rrethrrotullimit.
Nga kjo përplasje janë shënuar vetëm dëme materiale.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe ka shoqëruar njërin prej drejtuesve, i cili ka rezultuar në gjendje të dehur.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



