Nën akuzë për shpërdorim detyre dhe falsifikim formularësh, shtyhet për më 26 janar seanca për Vangjush Dakon

Shtyhet për më 26 janar seanca paraprake për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.
Ky i fundit ka qenë i pranishëm në seancën e sotme, ndërsa shkak për shtyrjen e seancës u bë mosnjoftimi i disa të pandehurve.
Ish-kryebashkiaku Dako akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim formularësh.
Vangjush Dako u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. E para ka të bëjë me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshtim me ligjin, dhe çështja tjetër me tenderin për projektin e zhvillimit të vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish.
Gjithsej bashkë me Dakon u lëshuan 11 urdhër arreste, 7 prej të cilave me arrest në burg dhe 3 në arrest shtëpie.
Sipas SPAK ka rezultuar se në vitin 2014, Bashkia Durrës ka kryer një procedurë prokurimi, për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”. Dako ka nxjerrë urdhrin e prokurimit pikërisht me vlerën e llogaritur nga Komisioni, ndërkohë që pasi është lidhur kontrata duke u nisur dhe nga përmbajtja e saj, është bërë pagesa vetëm për 60% të vlerës totale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



