Analiza e Maturës Shtetërore, Manastirliu: Raporti publik do përmirësojë cilësinë e arsimit

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu në analizën e rezultateve të arritjeve të nxënësve të Maturës Shtetërore ka deklaruar se performanca më e mirë ka rezultuar nga nxënësit e zonave rurale.
Manastirliu u shpreh se si në letërsi, ashtu edhe në matematikë vajzat kanë pasur rezultate më të larta se djemtë.
“Performanca më e mirë ka qenë nga nxënësit në zonat rurale,” tha Manastirliu, e cila u ndal më tej te arsyeja e domosdoshmërisë së raportit publik.
Ministrja theksoi se raporti publik vlen për të përmirësuar cilësinë e arsimit dhe gjithëpërfshirjen në arsim të kujtdo.
“Cilësia e mësimdhënies në sistemin arsimor. Pse duhet një raport publik mbi arritjet e nxënësve? Sfidat që ballafaqohemi në çdo nivel të arsimit, na vlejnë për t’u përmirësuar të gjithë aspektet që lidhen me cilësinë në arsim, gjithëpërfshirjen dhe indikatorë që kanë të bëjnë me burimet tona njerëzore.
Për t’i dhënë një ritëm të ri këtyre aspekteve që lidhen me punën e mësuesve, pedagogëve dhe kompetencat e aftësitë e përfituara nga nxënësit e studentët. Ky prezantim raport vjen në një moment të rëndësishëm, para Maturës Shtetërore të 2024-ës,” tha ajo.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



