Hetimet për plagosjen në Tiranë- Autori u bullizua nga Jazaj, 5 mijë euro shpërblim për atë që jep informacion

Aktualitet | 3 vite më parë

Policia nuk ka renë ende në gjurmët e Saimir Xhafës, i riu që dyshohet si autor i plagosjes me armë të Agim Jazajt, më 1 janar, ngjarje e regjistruar jashtë ambjenteve të xhamisë së Xhurës në Tiranë.

Blutë e kryeqytetit nuk i ka ndihmuar edhe shpërblimi prej 5 mijë eurosh për këdo që jep informacion mbi vendodhjen e tij.

Mësohet se në sallën operative kanë mbërriture disa telefonata por që nuk kanë ndihmuar grupin hetimor.

Përsa i përket motiveve të kësaj ngjarjeje kriminale, dyshohet se një përplasje e vazhdueshme mes të plagosurit dhe autorit agravoi me shkëmbim fjalësh fillimisht e më pas në përdorimin e  armës.

Sipas dëshmive të deritanishme i plagosuri Agim Jazaj e fyente dhe bullizonte gjithë kohën autorin e ngjarjes. 

Ditën e ngjarjes, sipas rrëfimeve të personave prezent,  mes tyre fillimisht ka pasur konflikt brenda ambienteve të xhamisë dhe më pas situata ka dalë krejtësisht jashtë kontrollit në ambientet e jashtme, ku Saimir Xhafa ka marrë pistoletën dhe ka qëlluar 3 herë në drejtim të Jazajt, duke e lënë të plagosur në bark.

Hetuesit akoma nuk e kanë marrë në pyetje të plagosurin pasi nuk ka qenë në gjendje për të dëshmuar. Kjo dëshmi do të  ndihmonte hetuesit për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme